Juventusi nuk ka ndërmend të bëjë hapa fals dhe sot ka marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat duke iu bashkëngjitur Interit në krye të klasifikimit.

Bardhezinjtë kanë mundur në “Mapei Stadium” skuadrën e Sassuolo-s me rezultatin 1-3 falë një tregolëshi të Paolo Dybala-s. Argjentinasi zhbllokoi sfidën në minutën e 16-të me një goditje vrastare nga 25-së metra duke befasuar portierin që nuk bërë asgjë më shumë sesa shoqëroi topin me sy në fundin e rrjetës.

Në fillimin e pjesës së dytë, ekzaktësisht në minutën e 49-të Dybala realizon një tjetër magji, por kësaj here brenda zone. Këmbëmajti godet i rrethuar nga katër kundërshtarë në një pozicionin tepër të vështirë por përfundimi nuk është gjë tjetër veçse gol. Nga mediat e huaja i cilësua një gol “alla Ronaldinho”.

Në të 51-ën vendasit ngjallin shpresat për të dalë me pikë nga ky takim teksa Politano me portën bosh nuk e ka të vështirë të shënojë. Gjithsesi do të ishte sërish Dybala që në minutën e 63-të do të realizonte perlën e radhës për t’i shuar shpresat vendasve. Numri 10 i Juves godet në perfeksion një goditje dënimi duke vulosur rezultatin përfundimtar.

Sas|Juv by Ball-Control
Pas 4 ndeshjesh në Seria A, Juventusi renditet e para falë golavarazhit, me të njëjtën numër pikësh si Interi, 12. Ndërsa Dybala udhëheq listën e golashënuesve me 8-të gola, 3 më shumë se Mauro Icardi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: