Kamza e ka nisur vitin në mënyrën më pozitive duke i dhënë fund ecurisë negative prej 5 ndeshjesh pa fitore. Skuadra e Ramazan Ndreut ka mundur në shtëpi Laçin me rezultatin 3-1 duke marrë një 3 pikësh me aromë Europe.

Takimi nisi me gol që në minutën e 3-t pasi Ymeraj për vendasit zhbllokoi shifrat. Pjesa e parë do të mbyllej me këto shifra, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës miqtë nga Kurbini do të barazonin përkohësisht.

Sefa në minutën e 57-t riktheu baraspeshën, por vendasit u treguan më këmbëngulës në minutat në vijim duke realizuar dy herë më anë të Imerit dhe Mehmetit.

Laçi me këtë rezultat i jep fund ecurisë pozitive prej katër fitoresh, ndërsa pas javës së 17-t renditet në vendin e 3-t me 27-t pikë, 1 më shumë se Kamza.

Kamza 3-1 Laçi

3′ Ymeraj, 74′ Imeri, 90+3’/ 59′ Reginaldo (penallti)

FORMACIONET ZYRTARE

KAMZA: Gjonikaj, Frashëri, Kuqi, Lelis, Zguro, Arrabal, Ymeraj, Idrizaj, Fukui, Plaku, Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu

LAÇI: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Shtubina, Kallaku, Nika, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtarë: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Dojando Myftari, Klodian Shahini.

Në takim tjetër të orës 14:00, Teuta e ka çuar në 6 numrin e ndeshjeve pa fitore, 4 prej të cilave janë humbje. Skuadra durrsake ka barazuar në shtëpi me shifrat 2-2 përballë Lushnjës duke rrezikuar seriozisht pozitat e saj në tabelën e klasifikimit.

Ndeshja nisi në malore për vendasit pasi miqtë në minutën e 12-t kaluan në avantazh falë një autogoli, ndërsa fillimisht Beqja në të 24-n dhe Cyrbja në të 27-n përmbysën shifrat. Kjo nuk do të mjaftonte pasi Sefa në minutën e 57-t do të rikthente edhe një herë baraspeshën. Loja e mbetur më pas nuk do të sillte asnjë ndryshim në rezultat.

Teuta pas 17 ndeshjesh në Superligë renditet në vendin e 8-t me 16-t pikë, ndërsa Lushnja pozicionohet e fundit me 9-t pikë.

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Kastrati, Gjorgievski, Shkalla, Hrkaç, Bilali, Beqja, Çyrbja, Hila, Mustafov, Karimi, Latif Amadu. Trajner: Stavri Nica

LUSHNJA: Spaho, Magani, Prençi, Bufazi, Mone, Meto, Alushi, Papa, Pepa, Canka, Sefa. Trajner: Hysen Dedja

Gjyqtarë: Emirion Sino, Ilir Tartari, Denis Agaraj, Klajdi Kola.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb