Sporti i peshëngritjes në vendin tonë është goditur sërish nga një tjetër skandal dopingu. Pas Romela Begajt së fundmi edhe peshëngritësja tjetër, Evangjeli Veli, ka rezultuar pozitive në kontrollet anti-doping

Sportistja do të merrte pjesë në kampionatin Europianin të Rumanisë, që do të mbahet më 26 mars, por pas kontrollit anti-doping të bërë në vendin tonë ajo e ka humbur këtë mundësi.

Nga sa mësohet, sportistja ka marrë një substancë të ndaluar, pasi kishte një ftohje. Për momentin, Veli është e pezulluar dhe pritet që t’i hiqet edhe bursa olimpike, që iu akordua pak ditë më parë nga Komiteti Olimpik.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb