Shqipëria mund të shijon medaljen e nën kampionit të Evropës në peshëngritje, medalje e fituar nga Kristi Ramadani. Talenti 23-vjeçar shkëlqeu në Sofje duke fituar dy medalje argjendi, por vetëm këtë të premte ka ardhur dhe përgjigjja e testit anti-dopping, ku Ramadani rezultoi negativ. Me anë të një reagimi, Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka bërë publike përgjigjen e analizave:

Testi I Ramadanit
Testi I Ramadanit

Njoftim zyrtar i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes

Sot me date 08/03/2024 vjen më në fund përgjigjja e shumëpritur e testit antidoping nga ITA (Agjencia Ndërkombëtare e Testimit), ku Kristi Ramadani iu nënshtrua testit në gjak dhe urinë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Sofje, Bullgari më datë 16 Shkurt 2024.

Federata Shqiptare e Peshëngritjes dhe Shqipëria ka një nën kampion Evrope të ri, Kristi Ramadanin.

Është i rëndësishëm ky njoftim, pasi ka pasur shumë aludime, thashetheme, denigrime në drejtim të këtij sportisti të ri me shumë perspektive.
Në këtë kuadër bëjmë një apel, që të gjithë të jemi të kujdesshëm, qofte edhe ndonjë sportist i cili ka aluduar për Kristi Ramadanin.

Të arrish të jesh nën kampion Evrope, të duhet shumë punë, disiplinë, këmbëngulje , shpenzime dhe balta mbi këta sportistë është e pa tolerueshme.
I urojme shumë suksese Kristi Ramadanit dhe jemi te sigurt që do të jetë një pretendent kryesor në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në nëntor 2024 në Bahrejn.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb