Duket e pabesueshme, por është e vërtetë, Franca në mënyrë shokuese është ndalur nga Luksemburgu në Stade de France. Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-0. Edhe pse Franca kishte në ekip yje si Mbappe, Griezmann, Pogba dhe Lemar, nuk arriti të thyejë mbrojtjen e Luksemburgut, të cilët i bënë ballë sulmeve të shumta në drejtim të tyre.
“Gjelat”, pavarësisht 30 goditjeve të realizuara në kuadratin e portës kundërshtare, nuk kanë arritur të shënojnë. Kjo ka qenë hera e parë që Franca nuk ka arritur të fitojë kundër Luksemburgut që nga 1914-a (humbje 4-5) .
Pas këtij barazimi tronditës, Franca ka 17 pikë, një pikë më shumë se Suedia në vendin e dytë dhe katër pikë më shumë se Holanda në vendin e tretë.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb