Louis Van Gal, menaxher i Manchester Unitedit ka thënë se të zgjedhurit e tij e merituan fitoren ndaj Liverpoolit, megjithëse mendon se skuadra e tij akoma ka nevojë për t’u përmirësuar. Djajtë e Kuq fituan me rezultat 3-0 të dielën në Old Trafford dhe kjo ishte fitorja e gjashtë sezonale në Premier Ligë. Tekniku holandez ka deklaruar se presioni i madh që bëri skuadra e tij në adresë të Redsave, ishte çelësi i fitores. “Fitorja është e merituar dhe ne ishim ekipi më i mirë. Ne bëmë presion nga fillimi deri në fund, ky ishte çelësi i fitores”, ka theksuar trajneri. Van Gaal shpreson se skuadra e tij do të vazhdojë me formën e mirë edhe në ndeshjet e ardhshme.

(o.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: