SHBA – Meryl Steeep nuk ka hezituar të flasë ashpër kundër presidentit amerikan sapozgjedhur, Donald Trump. Aktorja amerikane u nderua dje në edicionin e 74- ërt të Golden Globes për kontributin dhe punën e saj gjatë të gjithë viteve në botën e kinematografisë.

Në momentin e marrjes së çmimit, Streep vendosi t’i jepte nota politike fjalimit të saj duke dhënë kështu një mesazh të fort, i cili i drejtohej presidentit të ri të SHBA-ve.

Pa përmendur emra konkretë, në 6-minuta ajo theksoi rëndësinë e disa prej segmenteve më të rrezikuara aktualisht në SHBA, shtypin dhe emigrantët.

Njëkohësisht, ajo sulmoi në mënyrë jotë drejtpërdrejtë presidentin Trump për ngacmimin që ai i bëri një personi me aftësitë të kufzuara në vitin 2015.

“Instikti i fyerjes kur nxitet nga një person i fuqishëm në një platformë publike, shkon tek jeta e çdo njeriu të thjeshtë. Mos respektimi sjell mos respekt. Dhuna nxit dhunën.

Mungesës së respektit duhet t’i përgjigjesh me mungesë respekti. Hollywood është bërë e vazhdon të bëhet nga të huajt. Shikoni vendet e lindjes së shumë prej aktorëve në sale.

Kështu që nëse ne i përzëmë ata, do kemi mundësi të shohim vetëm futboll dhe arte marciale, gjëra të cilat nuk janë art” – tha aktorja ameriaken. Fjalimi i Streep mori duartrokitjet e të gjithë sallës, ndërkohë që shumë prej të pranishmëve u përlotën nga ajo çfarë aktorja tha.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: