Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

VIDEO/ Ndodh çudia në Gjermani nga VAR, gjyqtari jep penallti gjatë pushimit të ndeshjes

Screenshot_1

GJERMANI- Teknologjia më e re në futboll, VAR, po ndryshon aq shumë sportin më të bukur në botë, aq sa futbolli po humb origjinalitetin e tij. Sonte, ndodhi një befasi dhe një ngjarje e paparë deri më tani në botën e futbollit. Në minutën e fundit të pjesës së parë skuadra e Mainzit pati një rast të bukur afër portës, por gjuajtjen e futbollistit vendas, kundërshtari e ndali me dorë në zonën e 16’metërshit.

Megjithatë këtë rast gjyqtari i ndeshjes, Guido Winkmann nuk e pa  dhe sinjalizoi për përfundimin e pjesës së parë.Dhe tëgjithë u drejtuan drejt dhomave të zhveshjeve për 15 minutëshin e pushimit. Por, kjo nuk ishte e gjitha, nuk mbaroi këtu.

Pasi arbitri shikon “VAR-in”, detyron futbollistët e Mainzit dhe Freiburgut t’i rikthejë në fushën e lojës. Kjo sepse gjyqtari sinjalizoi te pika e bardhë e 11’metërshit edhe pse kishte vërshëllyer më parë përfundimin e pjesës së parë. Penalltinë e vitit e shënoi futbollisti De Balsis.


(i.ç/BalkanWeb)