Njeri prej operatoreve të ‘News 24’ por edhe të stafit të emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” nuk mundi më këtë jave të punojë. Xhirimet e tij profesionale nuk janë sot pjesë e klipeve të këtij programi.

Ai ndërroi jete ne krejt papritur, në moshën 34 vjeçare duke iu lënë kolegëve një boshllëk të madh, që është ndier  pa diskutim në fillim të emisionit. Në gjithë këto javë janë prezantuar dhjetëra klipe, histori që janë xhiruar prej tij.

https://youtu.be/kXBheC6Lqjw

Energjik, pasionant për natyrën dhe misteret e detit,  Mandi do të mbahet mend për humorin e tij. Mandi me kamerën në krahë përlotej kur dëgjonte personazhet e emisionit në nevojë. Gjithmonë i papërtuar në terren, punonte i motivuar. Pak ditë më parë, Armandi apo Mandi siç e thërrisnin kolegët u zhyt në thellësitë e detit Jon, në Karaburun  për të mos dal më.

Buzëqeshja e tij do t’i mungoje të gjithëve. Emisioni “Shqiptaret për shqiptaret” humbi një mik të shtrenjtë, media shqiptare një profesionist ndërsa familja njeriun e dashur. Në detin që e donte aq çmendurisht zemra i ndaloi së rrahuri. Sytë na lotojnë dhe zemra na dhëmb. Lamtumire djali i detit, Mandi ynë, në nuk do të harrojmë kurrë!

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb