TIRANE– Gjendja shëndetësore e kantautorit Francesk Radi paraqitet e rëndë. Këtë e ka njoftuar mes lotësh, bashkëshortja e tij, Tefta Radi. Prej ditës së djeshme, këngëtari ndodhet i shtruar në spital.

Në një video prekëse të publikuar në rrjetet sociale, Tefta shfaqet edhe vetë në një gjendje tepër të dëshpëruar, teksa mes lotësh thotë se gjendja e rënduar e bashkëshortit të saj e bën të pamundur transportimit e tij jashtë vendit për trajtim mjekësor më të specializuar.

“Angazhimi i mjekëve është i jashtëzakonshëm, së pari stafi i Urgjencës, nuk mungon angazhimi deri në maksimum i shefit Petrela, mjeku me emër në botë, jo vetëm në Shqipëri. Po kështu edhe mjekë të tjerë kanë ardhur e kanë parë nga afër, Tritan Shehu, Ylli Ziçishti, e shumë të tjerë për të mos vazhduar të numëroj, sepse nuk kam fuqi të numëroj. Angazhimi është jashtëzakonisht i madh nga MSH, vetë ministrja e Shëndetësisë ka qenë e pranishme e ka ndjekur nga afër. Angazhimi ka qenë po kaq i madh edhe nga kryeministri Rama. Gjendja e rënduar e Franceskut e bën të pamundur transportimin e tij dhe ndërhyrjen për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për përmirësimin e gjendjes. Shpresojmë dhe le t’i bashkojmë lutjet të gjithë bashkë. Franko është një katolik i bindur, shpresoj se gjithçka do bëhet mirë. Falënderoj edhe kryeopozitarin Basha, dhe të gjithë miqtë, kolegët, dashamirësit, për lutjet e tyre të përbashkëta”, ka rrëfyer ajo mes lotësh në këtë video të publikuar në rrjetet sociale.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/OltiCurrifanpage/videos/1709187479098698/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb