SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zbuluar se çfarë ka biseduar me homologun e tij, Donald Trump dhe atë francez, Emmanuel Macron në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB në New York.

Në një intervistë për ‘Kurir’ ai ka thënë se ka marrë siguri të plotë se të dy homologët e tij, Trump dhe Macron do ta vizitojnë Serbinë, transmeton Klan Kosova.

”Jam shumë i kënaqur me bisedat që i kam pasur me presidentët e Amerikës dhe Francës këtu në New York. Të dyja bisedat ishin shumë të përzemërta, të dy do të vijnë në Serbi”. tha ai.

Duke folur për përshtypjet që i ka lënë Trump ai deklaroi se ka arritur që ta mbajë atë në bisedë më gjatë se të tjerët.

“Ai më pyeti nëse kam luajtur basketboll, gjë për të cilën i kam thënë se unë jam fizikisht i dobët,dhe se nuk jam i gjatë krahasuar me të gjithë ata që merren me këtë sport, por një herë kam bërë përpjekje të passuksesshme në këtë drejtim”- ka thënë Vucic transmeton ‘Klan Kosova’.

Me Zonjën e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, presidenti serb ka thënë se ka folur në gjuhën serbe e sllovene, kështu që kanë arritur të merren vesh “në mënyrë të shkëlqyer”.

“Ajo u përpoq të fliste pak sllovenisht, pak në serbisht, kurse unë shumicën e kohës kam folur në serbisht e pak në sllovenisht aq sa di nga kjo gjuhë”- tha ai.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: