Janë vetëm thashetheme apo këtë herë është e vërtetë? Vetëm personat e interesuar mund ta konfirmojnë për tani lajmin, që është komunikuar nga e përjavshmja Novella 2000, sipas së cilës Valeria Marini, në moshën 48 vjecare, duket se pret një bebe dhe është në muajin e katërt të shtatzënisë.

Babai i fëmijës është sipërmarrësi Patrick Baldassari, 45 vjec, me të cilin showgirli ka një marrëdhënie prej disa muajsh dhe thuhet se në qershor po programojnë dasmën.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb