TIRANË- Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me DocuTIFF dhe Universitetin e Arteve në Tiranë, synon t’u japë gjallëri mbrëmjeve verore në zonën pedonale të Bulevardit dhe Sheshit Nënë Tereza me një përmbledhje kinematografike te titulluar “10 Netët e Kinemasë Italiane”. Përmbledhja do të vijë çdo të mërkurë nga data 1 korrik deri më 2 shtator, ora 21:00 në ambjentet e Teatrit të hapur të Univesitetit të Arteve në Tiranë.

Sakaq që gjithçka do të nis sot në mbrëmje në orën 21:00, ku nata e parë do të hapet me filmin “L’intrepido” me regji të Gianni Amelio-s. Filmi, i cili ka si protagonist Antonio Albanese, është xhiruar pjesërisht në Shqipëri, vend i rivizituar nga regjisori, pas gati njëzet vitesh nga filmi L’America. Në bashkëpunim me rektoratin e Universitetit të Arteve,  çdo të mërkurë nga 1 korrik deri më 2 shtator përveç filmave italianë të viteve të fundit do të shfaqet gjithashtu edhe një film i shkurtër prodhim i studentëve të UA.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: