TIRANE- Shqipëria turistike vazhdon jehonën e saj në faqet online të revistave Evropiane që promovojnë turizmin në botë. Këtë radhë “Tour Radar” radhit Himarën destinacionin numër një për t’u vizituar këtë verë.

Ndër 16 destinacionet më të preferuara lihen mënjanë Parisi dhe Londra dhe sugjerohet Shqipëria me bregdetin e saj.

Ky nuk është vlerësimi i parë që bëhet për bukuritë tona natyrore dhe mundësinë që ato të jenë në axhendën e vizitorëve. Veç bregdetit, një tjetër destinacion shqipëtar janë edhe zona e vargëmaleve ku gjenden disa zona tepër të vizitueshme nga të huajtë.

Kryesishtë ata dëshirojnë Thethin dhe Valbonën, por edhe vende të tjera si Dardha e Korçës apo Voskopoja.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: