TIRANE

2500 punonjës të postës vijojnë pa kontrata kolektive prej rreth 2 vite e gjysmë. Shqetësimin e ngriti drejtuesi i sindikatës së Postës Shqiptare, Ylli Ballta i cili shprehet se prej 30 vitesh kanë nënshkruar kontratat kolektive, ndërsa drejtori aktual nuk zbaton ligjin dhe del mbi institucionet.

News24 është interesuar për këtë çështje dhe ka kontaktuar drejtorin aktual Ardit Demiri, i cili deri më tani nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb