Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, i ftuar në studion e “Open” në News24, ka shpalosur vizionin e PD për ekonominë në rast se vjen në pushtet.

Sipas Telitit, një nga problematikat kryesore është varësia e tregut vendas nga importet. “Në çdo katër produkte që gjenden në tryezën e konsumatorit, tre janë të importuara. Kjo situatë është e papranueshme,” tha ai.

Ai theksoi se opozita synon të gërshetojë sektorin e turizmit me atë të shërbimeve dhe të investojë në infrastrukturën turistike. Po ashtu, PD synon të japë mbështetje të fortë për bujqësinë, për të rritur prodhimin vendas dhe për të ulur varësinë nga importet.

“Turizmi është një avantazh konkurrues që duhet shfrytëzuar siç duhet. Ne nuk e kritikojmë qeverinë që e promovon turizmin, por problem mbetet abuzimi dhe keqmenaxhimi i këtij sektori,” përfundoi Teliti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb