Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut që ka mbuluar ndërtesat e banimit në rajonin Imereti të Gjeorgjisë perëndimore, sipas shërbimit për shtyp të Ministrisë së Brendshme.

“Për shkak të reshjeve të dendura në rajonin e Imeretit, ka ndodhur një rrëshqitje dheu që ka prekur katër objekte banimi. Në fshatin Nergeti, komuna Bagdat, në kuadër të aktiviteteve të kërkim-shpëtimit është shpëtuar një person dhe është dërguar në vend të sigurt. Gjithashtu janë gjetur dhe trupat e tre personave”, thuhet në njoftim.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për gjashtë persona të tjerë. Shefi i Shërbimit të Menaxhimit të Emergjencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjeorgjisë, Teimuraz Mgebrishvili ndodhet në zonën e fatkeqësisë. Më shumë se 200 zjarrfikës dhe shpëtimtarë, pajisje speciale janë duke punuar në vend.

Moti në të gjithë Gjeorgjinë u përkeqësua ndjeshëm më 6 shkurt. Në perëndim të vendit, si dhe në rajonet e larta malore, ranë sasi të mëdha dëbore, e cila shkaktoi probleme në rrugë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb