Roberto De Zerbi nuk është më trajneri i Shakhtar Donetsk. Trajneri italian e ka parë të arsyeshme të ndërpresë kontratën përpara kohe, me marrëveshjen që ishte menduar të zgjaste deri në vitin 2023.

Tekniku i njohur kishte disa javë që kërkonte diçka të tillë për shkak të luftës në Ukrainë, por vetëm sot ka përfunduar gjithçka.

43 vjeçari numëron 30 ndeshje me Shakhtar, në të cilat ekipi ia ka dalë të marrë 2.17 pikë për ndeshje. De Zerbi ka trajnuar më parë Sassuolo, Benevento dhe Palermo.

Gt
Gt

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb