DANIMARKE – Kur hapi profilin e Instagram-it kushtuar shtatzënisë së tre binjakeve Maria, 36 vjeç, nga Kopenhagen, kurrë nuk e kishte menduar të arrinte një sukses kaq të madh.

Por rritja e barkut të saj nga fëmijët ishte kaq e pabesueshme saqë në një kohë të shkurtër gruaja arriti në 68 mijë ndjekës. Ajo kohët e fundit ka postuar një imazh në të cilin shihen javët e zhvillimit të shtatzënisë.

“Barku im është kaq i madh saqë pyes veten se si mund të qëndroj në këmbë pa rënë”, shkruan Maria. Ajo dhe bashkëshorti Andres tashmë kanë një fëmijë, Mikaelin 2-vjeçar dhe çifti donte një fëmijë tjetër, por zoti iu dhuroi atyre dashurinë e tre ëngjëjve, dy djem dhe një vajzë.

Kur zbuloi se ishte shtatzënë, Maria filloi të bënte fotografi të barkut të saj javë pas jave dhe krijoi një profil të përkushtuar për shtatzëninë, triplets_of_copenhagen. Maria nuk priste që barku i saj të arrinte përmasa të tilla dhe sa më shumë i rritej aq më shumë i shtroheshin ndjekësit në Instagram.

“Unë jam e kënaqur që i realizuam këto foto, sepse ky kolazh me të vërtetë tregon rritje të jashtëzakonshme, është e çuditshme që të ketë një bark të tillë të madh”, shkruan me shaka Maria e cila tashmë është në javen e 36-të të shtazënisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb