42-vjeçarja Gisele Marie është një muzikante profesioniste e zhanrit “heavy metal”, e cila del në skenë e veshur me burka. Me kitarën e saj elektrike “Gibson”, ajo po përpiqet të sfidojë çdo tabu, pavarësisht se veshja e saj në skenë nxit reagime të përziera tek publiku.

Muzika është një çështje familjare për Marien, e cila është rritur në një shtëpi me instrumente, është trajnuar për piano klasike, si dhe është pjesë e bendit të vëllait të saj, të quajtur “Spectrus”, që nga viti 2012.

Gisele Marie u konvertua në myslimane disa muaj pasi i vdiq babai, në vitin 2009. Ajo thotë se veshja e burkas është një përkushtim i vazhdueshëm për Allahun dhe kjo e ka bërë atë të reflektojë më shumë në jetën e saj të përditshme.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: