Takimi i parë me një mashkull ka një kod veshje “të fshehtë”. Pavarësisht nga stili juaj, ka disa gjëra që duhet t’i evitoni në takimin e parë, ku krijohet edhe një përshtypje.
Vera njihet edhe si sezoni i njohjeve dhe takimeve, kështu që nëse keni një takim të tillë ne ju ndihmojmë me pesë gjërat që duhet t’i shmangni atë ditë, shkruan Harper’s Bazaar.

1.Një veshje shumë të ekzagjeruar nga pasarelat e modës
pasarele
Mos e tepro duke dashur të dukesh një fashioniste shumë e avancuar, pasi mund të bësh impaktin e gabuar.

2.Veshje shumë sportive
sport
Vërtetë mund të jesh një tip shumë sportiv, por veshja me atlete dhe pantallona për palestër është vërtetë e pavend në takimin tënd të parë. Jepini rëndësi vetes, pavarësisht personit që keni përballë!

3.Veshje shumë të gjera
veshje
Mos e tepro edhe duke veshur gjëra shumë të gjëra, pasi do të të bëjnë të dukesh më e shëndoshë e do të krijosh një siluetë tjetër në kokën e mashkullit.

4.Veshje shumë transparente
transparente
Transparenca e tepruar është vërtetë e ekzagjeruar në takimin e parë, pasi do t’i krijosh mashkullit përshtypjen e një femre shumë të lehtë.

5.Taka shumë të larta
taka
Këpucët me takë janë një zgjedhje shumë elegante për takimin e parë, por kujdes, mos e teproni me takën shumë të lartë, pasi do të dukeni qesharake, ose do t’ia tejkaloni mashkullit me gjatësinë, duke e bërë atë të ndihet keq.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: