Dy ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për dosjen e grupit të Bruno Çobos, pesë prej të dënuarave i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim.
Kërkesat janë bërë duke iu referuar fëmijëve dhe kushteve familjare, ndërsa objekti i tyre është “shtyrja e ekzekutimit të vendimit, kur vuajtja e menjëhershme mund të ketë pasoja të rënda për të dënuarin ose familjen”.
Bëhet fjalë për Elisa Çaçin, e dënuar me 7 vite e 4 muaj burg, Rezarta Ibrahimin me 6 vite e 8 muaj, Greta Pepën me 6 vite e 8 muaj, Antoneta Malon me 6 vite e 8 muaj dhe Silvana Veliun me 6 vite e 8 muaj burg.
Në total, në këtë çështje janë dënuar gjashtë gra, ndërsa deri tani masat e ekzekutimit janë zbatuar vetëm për katër prej tyre.
