Sot është një ditë e shënuar për 546 studentë që diplomohen në Universitetin “Luarasi”. Pasi u vendos himni kombëtar, ceremonia u hap nga pedagogia Denisa Kele, e cila dha disa mesazhe, për profesorët dhe prindërit dhe padyshim për studentët që sot kanë ditën e tyre të veçantë.

“Koha ka kaluar shumë shpejt nga sa mendonim. Sot ju merrni diplomën. Ka miqësi të lindura në këto auditore, ëndrra të realizuara dhe kujtime. Sot ju drejtohem dhe prindërve dhe profesorëve, se në këtë diplomë ka dhe pak nga ju. Profesorë dhe kolegë, sot një pjesë e suksesit të studentëve, mban dhe gjurmët tuaja. Të dashur studentë, sot është dita juaj. Shijojeni këtë ditë. Lejojeni që t’i thoni vetes; ia dola. Sot nis gjithçka, ku ëndrrat do të marrin formë.”, tha pedagogia Kele.

Kujtojmë se Universiteti “Luarasi” ofron studime 4 fakultete, konkretisht në; Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb