Reperi amerikan ”50 Cent” zbuloi dje yllin e tij në të famshmen ”Walk of Fame” të Hollivudit, gjatë një ceremonie, ku ai përfitoi për t’i bërë homazhe basketbollistit të ”Lakers”-ave, Kobe Bryant.

Me origjinë nga Nju Jorku, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, ai ka qenë relativisht i tërhequr vitet e fundit nga bota e muzikës duke u përqendruar më shumë në biznes apo televizion.

Në ceremoni, ”50 Cent”, i cili mbizotëroi botën e muzikës rap në vitet 2000, falë imazhit të tij të trishtuar prej reperi ”gangsta”, u shoqërua veçanërisht nga producentët, mentorët dhe miqtë e tij Eminem dhe Dr. Dre.

Ylli i tij është i 2 686-ti në bulevardin e famshëm kalifornian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: