Arsenal “bombardon” portën e Sheffield United, del me tre pikë pas fitores së thellë me shifrat 6-0. Fal këtij suksesi në transfertë, ekipi i Arteta-s i bashkohet Liverpool dhe Man.City në garën për titull në Premier League. Kjo ishte një sfidë pa shumë histori, me Arsenal që gjeti golin e avantazhit që në minutën e 5-të me Odegaard. Në të 13-tën, vendasit ishin të pafat teksa dërguan në rrjetë një top të futur në zonë nga Saka. Arsenal ishte i papërmbajtshëm dhe dy minuta më pas Martineli dërgoi shifrat në 3-0. Londinezët nuk e ulën ritmin për asnjë moment dhe në minutën e 25-të, Havertz realizoi golin e katërt. Pjesa e parë nuk kishte fund pasi në minutën e 39-të Rice realizoi edhe golin e pestë për Arsenal.

Historia nuk ndryshoi shumë as në pjesën e dytë, me Ben White që sigloi shifrat në 6-0, ndërsa pjesa e mbetur e sfidës u shndërrua në një seancë stërvitore. Me 68 gola të shënuar, Arsenal është ekipi i dytë me sulmin më të mirë në Evropë, një gol më pak se sa Inter. Me këtë fitore, Arsneal shkon në kuotën e 61 pikëve, një më pak se Man.City dhe minus 2 nga Liverpooli kryesues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb