Arturo Vidal, futbollisti kilen i Bayern Mynchen, ka dhënë një intervistë për kanalin brazilian në Youtube, ‘Pilhado’, ku ka folur për dëshirën për t’ju bashkuar Flamengos, skuadër që sipas mesfushorit ka tifozë të mrekullueshëm.

Me tej Vidal është përqendruar te Lionel Messi, futbollistin të cilin e ka mundur 2 herë në finale të Kupës së Amerikës. Për argjentinasin mesfushori grintoz deklaroi:

“Nuk kam frikë nga Messi, por duhet të pyesni atë nëse ishte i trembur. Kam fituar të gjitha finalet në të cilat jemi përballur dhe nëse do të ndeshemi sërish, do të fitoj unë. Ishtë një kënaqësi, gëzim i madh të fitonim Kupën e Amerikës. Për kilenët nuk është e lehtë të arrish në finale dhe ta fitosh atë. Për më tepër kundër Argjentinës, por arritëm të fitonim dy kupa”, deklaroi Vidal.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb