TIRANË

Ish-deputetja e LSI-së Erisa Xhixho thotë se ky 8 mars duhet të jetë një ditë reflektimi për sa shumë meritojnë dhe sa pak marrin gratë.

Në një postim në “Facebook”, Xhixho shkruan se gratë në Shqipëri nuk janë vetëm dhe se do të vazhdojmë të luftojmë se bashku kundër diskriminimit.

“Le të jetë ky 8 Mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas, një ditë reflektimi. Reflektim për sa shumë meritojnë dhe sa pak marrin, sa sakrificë e mund e kanë jetën dhe sa pak mundësi u jepet, sa dashuri pa kushte dhurojnë e presin në heshtje shpërblimin që për shumë prej tyre nuk vjen kurrë.

Për ju të dashura nëna e motra, që punoni edhe më shumë se burrat, në punë që s’paguhen asnjëherë njësoj me ta, për ju që lini karrierën se nuk u jepen shanset, për ju që rropateni të mbani familjet. Për të gjitha ju, që zëri t’u dëgjohet, që e nesërmja të jetë më e qeshur.

Mos harroni, nuk jeni vetëm do të vazhdojmë te luftojmë se bashku, kundër diskriminimit që godet gratë dhe vajzat kudo në Shqipëri, dhe për të realizuar  barazinë gjinore të vërtetë në të gjitha fushat. ?”, shkruan Xhixho.

Xhixho Fb
Xhixho Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb