Robinho u shpall fajtor në Itali për përdhunimin në grup të një të reje shqiptare që festonte ditëlindjen e saj të 23-të në një klub nate milanez. Ish-futbollisti i njohur, i dënuar për përdhunim në Itali, do të qëndrojë në burg në Brazil për 9 vite.

Kështu, Gjykata e Lartë në Brazil ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës italiane dhe tashmë gjithçka është e qartë. Me siguri, përfaqësuesit ligjor të tij nuk do pajtohen me vendimin dhe do kërkojnë të nisin hapa të tjerë, për që Robinho t’i shpëtojë burgut. Ky rast vlerësohet si unik, pasi kjo është hera e parë në histori të Brazilit që burgoset një banor i këtij vendi për një krim/vepër të kryer jashtë vendit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: