ITALI

Një histori abuzimesh, e cila mori fund me masën paraprake të nënshkruar nga gjyqtari hetues i gjykatës në Imperia, i cili e ndaloi t’i afrohej gruas dhe fëmijëve, ndërkohë që hetohet  gjendje të lirë. E gjithë historia nisi me denoncimin e ish-gruas të dëshpëruar, e cila iu drejtua policisë, duke iu kërkuar t’i jepnin fund asaj që ishte shndërruar në një makth për të.

Në fakt, bashkëshorti, me të cilin po zhvillonte një ndarje të trazuar për shkak të sjelljes së tij të dhunshme, herë pas herë shkonte në shtëpinë e gruas për të takuar fëmijët.

Por nuk mjaftonte vetëm që e detyronte, me kërcënime dhe dhunë të kryente marrëdhënie seksuale, por fëmija duhet të ishte i pranishëm në akt dhe kjo ishte rrethana më e rëndë e gjithë ngjarjes.

Seksioni i Departamentit të Prokurorisë së Imperias, këtë mëngjes, i dha fund kësaj histori të shëmtuar duke i ndaluar shqiptarit afrimin ndaj ish-gruas dhe fëmijëve. Nëse ish-burri nuk pajtohet me ndalimin, ai do të vihet në pranga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb