TIRANË

Partia Demokratike, nën drejtimin e Lulzim Bashës do të zhvillojë sot rreth orës 12:30 një mbledhje të përbashkët mes Këshillit Kombëtar dhe grupit të kandidatëve për deputetë.

Në fokus të diskutimeve pritet të jenë masat organizative për protestën e radhës kombëtare, e cila është parashikuar të mbahet me 13 prill në orën 18:00.  Lajmi konfirmohet nga vetë selia blu, ndërsa “BalkanWeb” ka siguruar edhe njoftimin për mbledhjen e sotme.

Opozita e bashkuar pas djegies së mandateve vijon përballjen politike kundër qeverisë së Edi Ramës duke kërkuar krijimin e një qeverie tranzitore si dhe vendosjen e një modeli për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme në vend.

“Neser, e hene, date 8 Prill 2019, ora 12.30, nen drejtimin e Kryetarit Basha do te zhvillohet mbledhja e perbashket e Keshillit Kombetar dhe grupit te kandidateve te PD per deputete, per masat organizative per vijimin e aksionit politik dhe protesten e 13 Prillit”, thuhet në njoftim.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: