SHBA
Në tetor të vitit të kaluar, Pete Davidson u nda nga këngëtarja e njohur Ariana Grande-n. Nuk vonoi shumë dhe ai filloi të dilte me aktoren e njohur Kate Beckinsale, e cila ishte 20 vjeçe më e madhe se ai.
Megjithatë çifti dukej se shkonin shumë me njëri-tjetrin dhe diferenca e moshës nuk përbënte aspak problem. Ata shiheshin kudo bashkë dhe dukeshin një çift vërtetë i lumtur.
Me sa duket, lumturia e tyre nuk ka zgjatur shumë, sepse pas vetëm 3 muajsh të lidhur ata i kanë dhënë fund marrëdhënies. Sipas Vanityfair Pete dhe Kate nuk janë më në një lidhje, por kanë mbetur miq me njëri-tjetrin.
Rikujtojmë që ata u njohën në after-party-n e Golden Globes dhe gjërat mes tyre rrodhën shumë shpejt, kështu që nuk është çudi që marrëdhënia të ketë marrë fund kaq shpejt.
(BalkanWeb)