NGA ZONJA VJOLLCA*
300 gr karkaleca
1 tufë rukola
500 gr domate
1 kokërr qepë
1 thelpi hudhër
1-2 patëllxhanë të mëdhenj
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 degë rozmarinë
1 lugë gjelle kaperi
Kripë
Piper i zi
Në një tigan me dy lugë gjelle vaj ulliri, kaurdisim qepën e grirë hollë me një thelpi hudhër. Pasi qepa të fillojë të bëhet transparente shtojmë domatet të prera në kubikë (pa fara dhe lëkurë). E lemë salcën të vlojë duke shtuar pak kaperi të grirë hollë, rozmarinë, kripë dhe piper. Në nje tigan skuqim karkalecat per 2-3 minuta. Presim patëllxhanët në feta rrumbullake dhe i kalojmë në zgarë më pas i vendosim në një pjatancë, i mbulojmë me salcën e përgatitur dhe mbi të vendosim karkalecat duke e dekoruar pjatën me gjethe rukole.
(d.b/Vila24/BalkanWeb)