NEPAL

Kami Rita ka ngjitur malin e Everest për herë të 23, duke thyer kështu rekordin që mbahej po prej tij, duke ngjitur më shumë nga të gjithë malin më të lartë në botë.

Zëdhënësi i qeverisë së Nepalit Gyanendra Shrestha, ka thënë që Rita ka arritur majën këtë mëngjes me të tjerë alpiniste dhe që të gjithë janë shumë mirë.

Miqtë e tij më të afërt kanë ngjitur 8850 metrat 21 herë secili dhe janë tërhequr.

Gjithsej janë 41 skuadra, me një total prej 378 alpinistësh, të autorizuar për të ngjitur Everestin gjatë pranverës. Një numër analog guidash nepalese i ndihmojnë të arrijnë në pikën më të lartë të malit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb