Shkrimtari Zija Çela i ftuar në emisionin “A show” nga Adi Krasta në “News 24” u pyet se cili ishte mendimi i tij për serbët.

Çela u përgjigj se do i donte, se njerëz janë edhe ata, mirëpo të kërkojnë pendesë më e pakta për atë që kanë bërë.

“Edhe serbët, do t’i doja, sigurisht do i doja. Mirëpo, nuk mund të harrohen krimet që ka bërë. Si fqinjë ballkanikë duhet që të bashkëpunojmë aty ku duhet, por pa harruar historinë, pa harruar luftëtarë çlirimtarë të Kosovës që dhanë jetën kundër pushtuesit, kundër Serbisë.

Kjo Serbi, për fat të keq, nuk kërkon falje për krimet e tmerrshme në popullatë civile. Duhet të kërkojë falje, se falja është hyjnore, ka falur Papa, kanë falur personalitete botërore”, tha Zija Çela.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb