TIRANË

“Më 27 do kemi një zgjidhje të brendshme”. Kështu pati deklaruar astrologu Jorgo Pulla më 19 qershor teksa solli një parashikim të situatës politike në vend duke u bazuar tek shenjat e horoskopit të liderëve kryesorë.

E me sa duket 27 qershori solli një dekret të ri të Presidentit që përcaktoi 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve. Por vendimi i Presidentit nuk është pranuar nga kryeministrit Edi Rama dhe maxhoranca, i cili e quajti një ‘çmenduri’ dekretin e ri. Sot Rama do të jetë në Fier për të mbyllur fushatën elektorale, ku me siguri do të ketë një deklaratë tjetër për zhvillimet e fundit.

Por astrologu Jorgo Pulla tha se 30 qershori do jetë si gjithë ditët e tjera dhe se pas 1 shtatorit do ketë një ndikim të mirë në zgjidhjen e një konflikti të vjetër. Meqë parashikimi për 27 doli, pritet rezultati për datat e tjera.

“Çështja do zgjidhet nga brenda, duke pasur një faktor të tretë. Më 17 korrik do venë gjërat në vendin e vet. 30 qershori do jetë si gjithë ditët e tjera, 27 dhe 29 duan pak vëmendje. Më 27 është mirë se do kemi një zgjidhje të brendshme. Pas 1 shtatorit kemi një ndikim të mirë në zgjidhjen e një konflikti të vjetër”, tha Jorgo Pulla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb