SHBA

Publikohet trajleri i filmit të fundi të Jennifer Lopez. Tashmë në kanalin YouTube është publikuar traileri i filmit “Hustlers”, pjesë e të cilit janë edhe dy yjet me famë botërore, Jennifer Lopez dhe Cardi B.\

Dy këngëtaret e njohura do të luajnë rolin e striptisteve. Xhirimet për “Hustlers” janë zhvilluar në Neë York dhe yjet e këtij projekti duket kanë nisur që tani të ndajnë me ndjekësit në rrjetet sociale, detaje nga filmi.

Cardi B po ashtu do të luajë përkrah aktorëve të njohur botërorë, si Lili Reinhart, Keke Palmer, Julia Stiles dhe Marcedes Ruehl.
26 vjeçarja në përgatitje për rolin e saj si striptizere ka kaluar në një dietë ekstreme për 10 ditë pa sheqer, pa karbohidrate dhe është marrë me kërcime të ndryshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb