DURRES

Gjykata e Apelit Durrës vendosi të rrëzojë masën e pezullimit nga detyra dhe të kthejë në krye të Komisariatit të Cërrikut, Bilal Semanaj dhe vartësin e tij, shefin e krimeve Albion Xhihani. Këta të fundit, bashkë me dy oficerë policie u pezulluan me vendim të gjykatës së Elbasanit, pas dyshimeve se nxorën sekretin, lidhur me një superaksion që u zhvillua nga Policia me 1 korrik në aksin rrugor Elbasan-Papërr, gjatë të cilit u zbulua një arsenal armësh të sofistikuara.

Për dy specialistët e Krimeve, Edvin Gjyli dhe Eduard Hasani, masa e pezullimit është lënë në fuqi, c’ka nënkupton se ata do të jenë jashtë radhëve të policisë deri në një vendim përfundimtar për hetimet e çelura.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjyli dhe Hasani janë dërguar me urdhër të shefit të Krimeve në Drejtorinë e Policisë në Elbasan, në fshatin Broshkë, për të kryer veprime hetimore, për arsnealin e armëve të zbuluara.

Referuar venbdimit të gjykatës, rezulton se oficeri Hasani, ka fotografuar kolegun e tij, Gjyli me armë në duar dhe fotot ja ka kaluar më pas përmes aplikacionit Whats Up. Të njëjtat foto ua ka nisur edhe zyrtarëve të tjerë të policisë.

Eduard Hasani ka deklaruar se kolegun e fotografoi teksa bënë ambalazhimin e armëve dhe këtë gjë e bëri për shaka, por as që e ka idenë, sesi fotot e arsenalit përfunduan në media.

Detajet e aksionit top secret dhe fotot e armëve u publikuan nga Televizioni News24. Policia e Shtetit nuk bëri trasparencë për goditjen që kishte bërë, për arsye që mbeten të paqarta, por veproi me shpejtësi dhe pezulloi nga detyra katër oficerët, mes tyre Semanajn dhe Xhihanin, të cilat e fituan betejën në Apelin e Durrësit, e pritet të rikthehet në postin që mbanin. Ndërkohë lidhur me faktin se kujt i përkisnin armët dhe nëse janë përdorur ose jo në ngjarje kriminale, policia e shtetit vijon të heshtë, duke mos bërë trasparencë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb