Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Një 43-vjeçar është arrestuar në Fier, ndërsa një 36-vjeçar është kapur në Lushnjë, pasi të dy kanë dhunuar bashkëshortet në banesat e tyre.

Njoftimet e policisë:
Fier-Lushnje
Ushtruan dhunë fizike ndaj bashkëshorteve, arrestohen në flagrancë nga policia.
*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.M, 43 vjeç, banues në Levan, Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases T.M.

*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: E.D, 36 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases D.D. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: