TIRANE
Miriam Cani është në pritje të ëmbël për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e zbuloi bashkëshorti i saj, Alban Skënderaj, pak muaj më pare gjatë një koncerti në Prishtinë. Ai tepër i emocionuar tregoi se do bëhej sërish baba.
Ndërsa ditën e sotme, Albani ka vendosur që me ndjekësit e tij të shumtë në “Instagram”, të ndajë një foto mjaft të bukur e të ëmbël.
Në foto shfaqet Miriami së bashku me Amelinë, ku vihet re barku i saj i rrumbullakosur.
“Tri arsye për të jetuar”, shkruan Albani në foton e cila është pëlqyer shumë nga fansat e tij, të cilët e kanë uruar për familjen e bukur që ka.
(BalkanWeb)