Të shumtë janë nga Federata Serbe e Futbollit që mendojnë se kombëtarja e Serbisë mund të sulmohet nga shqiptarët.

Edhe përkundër se në Serbi ekzistojnë mendime të ndryshme, para sfidës Shqipëri – Serbi, numri një i FSS, Tomislav Karaxhiç nuk ka frikë nga shfaqje të nxehta dhe, në rast të ndonjë problemi apo sulmi mbi lojtarët serbë

“Për shqiptarët është me rrezik të madh nëse ndodh ndonjë incident. Unë mendoj se nuk do t’ia lejojnë vetes asgjë të ndaluar, por në qoftë se ka një problem, ne kemi një skenar dhe e dimë si ta vëmë në përdorim, ashtu siç bëmë në Beograd”.

“Edhe pse nuk jam i frikësuar nga ndonjë dhunë në Shqipëri, masat i kemi marrë për çdolloj situate. Unë pres që FSHF­ja, që organizon këtë ndeshje, të jetë në nivelin më të lartë. Kur isha katër ditë në Maltë pata një takim të organizuar nga UEFA, ku ishin edhe presidenti e sekretari i përgjithshëm i FSHF-­së”.

“Presidenti Duka ka premtuar vendosmërisht se gjithçka do të jetë në rregull, sepse kjo është në interesin e tyre. Unë besoj se do të kemi një pritje miqësore”, ka thënë Karaxhiç.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: