TIRANE

Pasi morën mbështetjen e deputetëve në Parlament, dy anëtaret e zgjedhura të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji, duhet të betohen para Presidentit të Republikës. Këtë proces e përcakton qartë Kushtetua e Shqipërisë, sipas të cilës “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës”.

Po ashtu edhe ligji organik i Gjykatës Kushtetutese, përcakton të njëjtin akt për anëtarët e rinj të Kushtetuteses, para marrjes së detyrës. Deputetja socialiste Ermonela Felaj, juriste në profesion, thotë se kreu i shtetit do duhet ta zhvillojë këtë akt.

Ligjvënësja socialiste konsideron të ligjshëm vendimin e Kuvendin në votimin e dy anëtareve të reja të Gjykatës. Sikundër edhe emërimin e Arta Vorpsit, falë mekanizmit zhbllokues, në këtë institucion, pasi Presidenti nuk e dekretoi brenda afatit 30 ditor.

Me votimin Toskës dhe Papajorgjit nga Kuvendi, dekretimit pak kohë më parë nga presidenti të Besnik Muçit, shpalljes në Fletoren Zyrtare të Arta Vorpsit dhe prezencën e Vitore Tushës në Gjykatë, institucioni kryesor i drejtësisë shqiptare arrin në 5 anëtarë. Por ende e ka të pamundur të marrë vendime, pasi nevojiten të paktën 6 gjyqtarë. Në Gjykatën Kushtetuese janë pritje për shqyrtim çështje të nxehta, duke nisur nga vlerëimi për zgjedhjet e 30 qershorit, mandatin e presidentit Meta nëse Parlamenti do votojë shkarkimin e tij, apo ligji për Teatrin Kombëtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb