Një banesë në lagjen Dunavat të Gjirokastrës është shkrumbuar totalisht nga zjarri.

Gazetarja Brikena Metaj sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga banesa, e cila shihet se është “pushtuar” nga flakët, ndërsa raporton se zjarri është shkaktuar nga shkëndija e druve, që kishin rënë në një divan, brenda banesës.

Ndërkohë, zjarri ka alarmuar banorët, pasi kjo banesë ndodhet shumë afër me banesat e tjera, të cilat rrezikojnë nga flakët. Deri më tani, flakët e mëdha të zjarrit kanë prekur edhe një banesë tjetër, që ndodhet shumë pranë. Banesa e djegur i përket një familjeje me mbiemrin Topulli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb