Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, me pasojë vdekjen e një personi.

Policia njofton se ka mbetur viktimë 23-vjeçari A. M., i cili është përplasur nga mjeti tip “Mitsubishi”, i drejtuar nga 41-vjeçari R. K.

Krujë/Informacion Paraprak

Me datë 17.12.2019, në Larushk, Krujë, shtetasi R.K., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.M., 23 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb