MAL I ZI- Mijëra njerëz janë mbledhur në protestën e Frontit Demokratik në Podgoricë duke i dhënë ultimatum Kryeministrit të Malit të Zi Milo Djukanovic që të japë dorëheqje deri të shtunën e ardhshme dhe të marrë vendim për një qeveri kalimtare.


Në të kundërtën, siç ka thënë lideri i FD-së Andrija Mandic, i gjithë Mali i Zi do të zhvendoset në Podgoricë. Disa incidente kanë ndodhur gjatë protestës, kur protestuesit kanë gjuajtur me shishe dhe gurë policinë. Në protestë sipas Gazetës Vijesti kanë marrë pjesë edhe persona të maskuar, shkruan Express.

Ndërkohë që tek Kuvendi i Malit të Zi ku është shënuar edhe incidenti më i madh, policia ka përdorur gazin lotsjellës. Gjatë tubimit, Mandic ka thënë se Kryeministri i Malit të Zi e ka lëshuar vendin me aeroplan në ora 18 e 30.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: