Ju kujtohet Agroni, 65-vjecari i mbushur me halle dhe sprova?! Qe prej moshes 12-vjecare ai kurre nuk kishte fjetur ne nje banese! Gjate gjithe jetes endej rrugeve, shtrati i tij ishin cepat e ndertesave! Endej sa andej  kendej per t’i ikur te ftohtit.

Ne moshen 27 vjecare Agroni burgoset pa pritur per agjitacion dhe propogande.  Rinine e kaloi neper burgjet e ftohta dhe te pa meshirshme te diktatures! 10 vitet me te veshtira te jetes se tij i kaloi ne burgjet famekeqe te Spacit dhe Qafe Barit. Raskapitej, lodhej dhe punonte pa pushim ne minera. Burgu nuk e la te shikonte as prinderit per here te fundit. Vuajtet e tij nuk moren fund. Edhe gjate demokracise Agroni  endej, kerkonte dhe ai te ishte si gjithe te tjeret. Agroni u be pjese e jona, Agroni u bashkua ne familjen e madhe te Shqiptareve, ai u be pjese e emisionit “Shqiptaret per Shqiptaret”.

https://www.youtube.com/watch?v=Jeh1nmL4Vlg&feature=youtu.be&fbclid=IwAR1267Js5jFbf5_NeU6bhhceeEE1IiJT8TtDNpn-LkoPibop9O8bPAaXqmc

Teksa rrinte i merzitur, mendohej dhe thoshte: Njeri jam dhe une, dua te zgjohem njer ne mengjes ne banesen time te laj syte dhe te rri rehat. Historia e tij tragjike preku zemrat e Shqiptareve, ata bene me banese te re Agronin, jeta e tij ndryshoi. Por kush ishte deshira e tij e fundit:  Keto ishin fjalet e tij te fundit, Agroni nderroi jete dhe sot ai i dorezoi shpirtin Krijuesit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb