Policia italiane në Milano ka arrestuar dy shqiptarë për vjedhje nëpër banesa, ndërsa ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale ora të shtrejta, sende me vlerë, stilolapsa etj.

Shqiptarët e prangosur për vjedhje janë 36-vjeçarët Altin Loku dhe Gjok Lleshi. Ata kishin kryer dy vjedhje në fund të nëntorit, ndërsa dyshohet se kryenin grabitje seriale. Ata u kapën në flagrancë në një makinë, e dyshuar që përdorej për vjedhje, ku u gjetën bizhuteri, monedha dhe veshje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dy shqiptarët tashmë janë arrestuar, ndërsa ndaj tyre janë vërtetuar disa vjedhje të kryera në disa provinca të Italisë.

Ata dyshohet se kanë vjedhur më 25 shkurt në Colorno, 27 korrik në Parma, 25 nëntor në Monticelli, 10 dhjetor në Mezzani, më 14 dhjetor në Parma dhe më 19 dhjetor, në San Siro, Milano. Policia italiane njofton se kushdo që është pronari i objekteve të gjetura të vjedhura, mund të kontaktojë, që sendet të kthehen tek pronarët.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb