SHKOZË
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Shkozë ku një automjet tip ford është përplasur me urbanin e linjës ‘Uzina Autotraktori’. Nga video që disponon ‘BalkanWeb’ duket se automjeti ka pësuar dëme nga pjesa e shoferit.
Nuk raportohet për të lënduar nga kjo ngjarje ndërkohë që nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.