Kryeministri slloven Marjan Sarec ka njoftuar sot papritur dorëheqjen e tij, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.
Në një konferencë për shtyp të thirrur me urgjencë nga vetë ai, Sarec ka pranuar që ’qeveria e tij nuk ka qenë në gjendje të zbatojë reforma radikale apo strukturale me këta partner të qeverisjes’ dhe për këtë arsye është më e ndershme të ‘shkohet në zgjedhje të parakohshme’.
Pasdite kryeministri i dorëhequr do të paraqitet në parlament për të raportuar. Në ditët e kaluar kishte dhënë dorëheqjen për arsye personale ministri i financave, Andrej Bertoncelj.