Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, reagon pas tryezës politike për Reformën Zgjedhore, e cila zhvilloi sot mbledhjen e radhës, me praninë e të gjitha forcave politike.

Vasili shkruan në “Facebook” se Damian Gjiknuri, i cili është bashkëkryetar i tryezës politike për Reformën Zgjedhore, po provokon bllokimin e kësaj reforme.

Sipas Vasilit, Gjiknuri kërkon të pengojë propozimet e opozitës së bashkuar për Reformën Zgjedhore, për pastrimin e zgjedhjeve të ardhshme nga llumi i turpit të dosjes 184 dhe 339.

“Damian Gjiknuri provokon bllokimin e Reformes Zgjedhore! Eshte e qarte qe Gjiknuri dhe Rama kane vetem nje mision te bllokojne reformen zgjedhore.

Gjiknuri kerkon te bllokoje tranparencen e votes se lire dhe te ndershme duke u fshehur pas pallavrave edramiste per reformen ne drejtesi dhe shashkave propagandistike bajate.

Gjiknuri kerkon te pengoje propozimet e opozites se bashkuar per reformen zgjedhore, per pastrimin e zgjedhjeve te ardhshme nga llumi i turpit te dosjes 184 dhe 339.

Gjiknuri e Rama si peng te “çunave problematike” te Dibres dhe te Shijakut kane vetem nje interes ate qe te bllokojne me cdo forme reformen zgjedhore.

Rilindja nuk e bllokon dot reformen zgjedhore edhe sikur ne vend te Gjiknurit te sjelle furgonin e “çunave problematike””, shkruan Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb