TIRANE
Një nga prezantuesit më simpatik të medias shqiptare, i njohur për stilin e tij elegant në çdo daljen tijën publike, por edhe me angazhimet si profesionit i ekranit duket se shumë shpejt do të nisë një kapitull të ri! Xhani Shqerra, ka zbuluar se do të jetë pjesë e medias italiane në një nga televizionet kombëtare të rëndësishme atje, me një projekt të ri dhe interesant që i kushtohet design-it!
“Gjate muajit prill –maj do të xhiroj në Itali programin, që do të jepet ne një media kombëtare italiane”, u shpreh ai gjatë një interviste të fundit dhënë për mediat shqiptare. Programi xhirohet në pranverë dhe nis transmetimin në sezonin e ri televiziv, në shtator, në një nga mediat italiane, emrin e së cilës moderatori nuk e ka zbuluar ende shkruan Class.
Xhani duket se do t’i rikthehet Italisë, vendit ku u rrit dhe jetoi për një kohë të gjatë, por këtë herë si profesionist.
Ai thekson se nuk do të largohet nga Shqipëria, do të vazhdojë të jetë i angazhuar me projektet televizive këtu, por eksperienca si bashkëprezantues në Itali është sigurisht një arritje profesionale për të dhe ai nuk mund ta fshehë entuziasmin për këtë!